Compare Listings

Trendet kryesore të ngjyrave në arredim për vitin 2021!

Trendet kryesore të ngjyrave në arredim për vitin 2021!

Ne shpesh priremi të pëlqejmë tone të ndritshme, kjo pasi ngjyrat ndikojnë në humorin tonë dhe në përceptim. Prandaj, për arredimin e brëndshëm disa njerëz zgjedhin muanca më të forta , të tjerë nuanca më të buta që të sjellin edhe një ndjesi qetësie dhe relaksi.

 

Nuancat neutrale, të ngjyres rozë janë më të preferuarat e sezonit. Këto ngjyra mund të kombinohen si me nuancat e përafërta ashtu edhe me ato më të kundërta si blu e errët, jeshile, e verdhë limoni etj.

Nuancat e së bardhës, nuancat e tokës , tonet kafe, bezhë, jeshile, janë gjithashtu trend i 2021. Megjithate duhet të dimë si ti kombinojmë me mobiliet për mos ta bërë të lodhshme, duke zgjidhur me kujdes mobilje elegante, dru natyral, tekstile me cilësi të lartë. Për të ndjerë luks të vërtetë në shtëpi shtoni ngjyrën e zezë dhe vjollcë, ndërthurur me elementë metalike dhe kristali.

Tonet french vanilla (krem në të verdhë), si dhe ngjyra kafe e lehtë (lajthi) mund të përdoret në ambiente të vogla për ti dhënë idenë e më shumë hapësire. Toni gri, i kombinuar me jeshile, krijon një ndjenjë të freskisë. Mund të shërbejë gjithashtu si një sfond për mobiljet e bardha, blu, si dhe ngjyrë bezhë. Gri neutrale, zakonisht përdoret në dhomat e ndenjes dhe dhomat e gjumit. Të dy nuancat njëngjyrëshe dhe ato të kundërta duken interesante.

Related posts

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading

Hapat qe duhet te ndiqni per blerjen e apartamentit me kredi.

1.Takoni nje konsulent per percaktimin e kerkeses tuaj. Nese keni vendosur te bleni nje...

Continue reading