Compare Listings

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

 

A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty!

Ne të gjithëve na ështe dashur të ndeshemi me sektorin e pasurive të paluajtshme në shumë pika të jetës sonë, pavarësisht nëse blejmë, shesim ose marrim me qira . Agjentët e pasurive të paluajtshme janë sipërmarrës të vërtetë që menaxhojnë shërbimin ndaj klientit, marketingun dhe shitjet. Nëse keni menduar ndonjëherë se dëshironi më shumë, atëherë kjo mund të jetë puna që ben për ju.

Ja disa nga arsyet më të mira për t’u bërë pjesë e kesaj industrie!


1.Je shef i vetes tënde
Çdo agjent i pasurive të paluajtshme operon në biznesin e tij në mënyrë të pavarur. Ju jeni në krye të punëve , ju bëni telefonatat dhe sukseset janë të gjitha tuajat. Me fuqi të madhe vjen një përgjegjësi më e madhe, sigurisht, dhe si një agjent varet nga ju përmbushja e nevojave të klientëve, krijimi i mënyrave të reja për t’u rritur profesionalisht, etj. Kjo është ajo që ju dëshironi të bëni, apo jo? Nëse përgjigja është po, atëherë ky është biznesi që bën për ju.

2.Ju keni benefite
Të punosh për një markë të madhe dhe te njohur do të thotë që ti mund ta bësh punën në mënyrën tënde, duke përfituar nga emri si dhe nga koleget.
Agjentët e RE/MAX kanë një rrjet të madh këshilltarësh dhe mentorësh ku mund të kërkojnë ndihmë, kanë mjete për t’ju ndihmuar të promovoni biznesin tuaj si dhe mundësi për të mësuar nga më të mirët në biznes. Ju jeni në biznesin tuaj, por kurrë vetëm.

3.Ju e organizoni punën ashtu si doni ju.
Ndryshe nga bizneset e tjera që varen nga oraret standarde të kompanise, si Agjent Imobiliar ju mund të kryeni dhe aktivitete të tjera, si psh t’i çoni fëmijët tuaj në shkollë, t’i merrni pas shkollës , të ndaloni në supermarket si dhe të planifikoni punën gjatë kësaj kohe.
Ndodh dhe që disa klientë do të diktojnë disa nga orët tuaja, por ju më pas e meaxhoni vetë kohën, dhe kjo do të thotë më shumë kohë për gjërat më të rëndësishme në jetë.


4.Askush nuk pengon përmirësimin tuaj.
Të jesh shefi i vetes dhe të menaxhosh kohen tënde është tërheqëse pothuajse për të gjithë, dhe vetëm një sipërmarrës i vërtetë e vlerëson vërtet lirinë për të bërë diçka më mirë . Nëse jeni të lodhur duke parë se si nuk gjenden zgjidhje ne kompani të ndryshme, do të vlerësoni mënyrën se si zgjidhen problemet si agjent imobiliar: duke u ngritur dhe duke i zgjidhur ato menjëherë dhe aty, me ndihmën e bashkepuntorëve nëse keni nevojë për ta. Rruga për të përmirësuar biznesin tuaj është e gjitha e juaja dhe varet totalisht nga ju!

5.Do të takoni njerëz të rinj cdo ditë
Ne jemi të gjithë krijesa sociale dhe ndërsa puna në zyrë ka cilësitë e saj sociale, në industrinë e pasurive të paluajtshme ju do të takoni njerëz të rinj çdo ditë nga të gjitha sferat e jetës që kanë nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj. Ju do të jeni një pjesë të kohës edhe në terren,e cila është një pjesë thelbësore e kë saj pune.

6.Arrini statusin e “Nivelit të Ekspertit”
Agjenti i pasurive të paluajtshme shihet si një autoritet i besuar në zonë, me njohuri të specializuara për cmimet, objektet, shkollat, financimin etj. Klientët tuaj do të kërkojnë nga ju udhëzime për të gjitha këto.

Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e skuadrës tonë tani ke mundësinë duke aplikuar në  info.koncept1@remax-albania.al.

Related posts

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading

Hapat qe duhet te ndiqni per blerjen e apartamentit me kredi.

1.Takoni nje konsulent per percaktimin e kerkeses tuaj. Nese keni vendosur te bleni nje...

Continue reading