Compare Listings

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë? Nuk është e nevojshme të lyeni dhomën , apo të ndërroni tapicerinë e një divani për ti dhënë një pamje të re dhomës. Këto janë disa mënyra ekonomike dhe të lehta për të shtuar ngjyrën pa shpenzuar shumë para ose kohë:

 

1.Lulet

Lulet janë mënyra më e lehtë për të shtuar një dozë ngjyrash pa u lodhur. Shtojini ato në çdo dhomë dhe do të vini re një ndryshim të menjëhershëm. Në fakt, kur i heqim lulet e vyshkura nga dhoma ato lënë nje boshllëk ne ambjent, pasi ato i japin jetë si asnjë dekor tjetër. Ata janë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të eksperimentuar me ngjyrat për të kuptuar se cilat duken më mirë në dhomën tuaj përpara se të bëni një ndryshim më madhor.

 

2.Jastëk dhe shtroje

Shtrojet dhe jastëkët mund të përdoren për të mbulua një shtrat, për të mbuluar një kolltuk të vogël, ta kornizosh, të mbulosh një shandan; etj. Merrni disa pëlhura të lira me ngjyra dhe modele të ndryshme dhe shiko se si do të përshtaten ato në hapësirën tënde.

 

3.Rrugicat

Dyshemetë zënë një hapësirë të madhe vizuale në një dhome, kështu që pse të mos e përdorni për të shtuar disa ngjyra? Rrugicat shkojnë me cdo ambjent, kështu që ato janë një zgjedhje e shkëlqyeshme dhe janë lehtësisht të zhvendosshëm.

 

4.Vepra Arti

Kur njerëzit mendojnë për artin ata kanë tendencë të supozojnë automatikisht se është e shtrenjtë. Por nuk është gjithmonë kështu! Teksa veprat origjinale të artit mund të jenë të kushtueshme, printimet, pikturat nga artistë të rinj, fotografi, copa të tekstileve dhe kornizat e mureve, të gjitha mund të blihen dhe montohen në muret tuaja për shumë pak para. Ata mund të shtojnë personalitetin në hapësirën tuaj dhe të sjellin jetë përmes ngjyrave.

 

5.Perdet

Perdet njëngjyrëshe ose me motive janë mënyra më e lehtë dhe ekonomike për ti dhëne dhomës një pamjë të re. Në qoftëse doni të bëni një rifreskim të vogël hidhini një sy ngjyrave që keni tashmë në dhomë dhe zgjidhni dicka të kombinueshme.Nga ana tjetër në qoftëse po bëni një ndryshim rrënjësor, përdorini ato si pikë nisje për te vendosur dekoret e tjera.

 

6.Aksesorët

Kur jeni në mëdyshje, shtoni një aksesor shumëngjyrësh. Pavarësisht nëse është një vazo, një mbluesë, disa jastëkë shumë-ngjyrësh ose një tas me fruta, shtesat e vogla që vendosni në një dhomë mund të shtojnë me të vërtetë ngjyrat dhe personalitetin e një dhome.

 

Related posts

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading

Hapat qe duhet te ndiqni per blerjen e apartamentit me kredi.

1.Takoni nje konsulent per percaktimin e kerkeses tuaj. Nese keni vendosur te bleni nje...

Continue reading