Compare Listings

Disa truke për arredimin e ambienteve të shtëpisë!

Disa  truke për arredimin  e ambienteve të shtëpisë!

Po ju tregojmë disa nga truket të cilat arkitektet përdorin për arredimin e brëndshëm të shtëpise.

1. Zbukuroni divanet me jastekë

Në mënyre që divani juaj të duket më bukur vendosni jastëkë në qoshet e saj . Mundësisht të jënë dy jastëk të përmasave më të mëdha dhe dy jastëkë me përmasa më të vogla dhe me një ngjyrë më të fortë.

2. Vendosini pikturat në lartësinë e duhur
Shumica e njerëzve i vendosin pikturat shumë lart. Vendosni ato në mënyrë që fundi i saj të jetë vetëm tre deri në tetë centimetra mbi mobilje, më e ulët për pikturat e mëdha dhe pak më e lartë për pikturat e vogla. Kur ka shumë hapësirë midis mobiljeve dhe një pikture, syri fokusohet tek muri bosh midis dy pjesëve.

3. Riorganizoni raftet e librave

Sistemoni librat në rafte në mënyrë vertikalisht dhe horizonatlisht. Vendosini rreth 60% të librave vertikalisht dhe 40 % horizontalisht. Kjo krijon një ekuilibër dhe spontanitet.Vendosni vazo me bimë jeshile për të zbukuruar raftin e librave, por shmangni lulet, të cilat mund të duken të rrëmujshme dhe shpërqendruese.

4. Pasqyra të vendosura në mure

Pasqyrat në mur janë zgjidhja më e mirë . Pasqyrat duhen vendosur në një lartesi te caktuar, si dhe për të krijuar iluzionin e më shumë hapësirë, vendoseni pasqyrën përballë një dritareje . Kjo do të krijoi idenë e një ambineti me më shume dritë .

5. Vendosni një tapet


Madhësia e tapetit le të themi psh për poshtë tavolinës do të diktojë se si t’i rregulloni mobiljet rreth tij. Në një dhomë të madhe familjare, përdorni dy tapete për të krijuar dy zona të veçanta.
Matni tavolinat e ngrënies përpara se të blini
Tavolinat e mëdha përvec se zënë shumë vend, nuk janë shumë funksionale. Konsideroni një tryezë të rrumbullakët. Përshtatet mirë në një cep të vogël dhe ofron më shumë hapësirë për të ngrënë.

6. Zgjidhni larmi ngjyrash
Kur zgjidhni një gamë ngjyrash, zgjidhni 60 % të dhomës një ngjyrë dominuese, 30 % një ngjyrë dytësore dhe 10 % një ngjyrë të theksuar. Për shembull në një ambient klasik ngjyra e mureve duhet te jete dominuese, mobiliet ngjyrën dytësore dhe një perzierje me lule ose jastëk me ngjyrë të theksuar. Nëse pamja jashtë shtëpisë është e këndshme ju sygjerojme të lyeni dritaren e brendshme me ngjyrë të errët.

Related posts

Je E/I Interesuar Të Blesh, Marrësh Me Qira Pronë? Egli Është Personi I Duhur Për Ty!

Ky është Egli :), Konsulent Imobiliar pranë RE/MAX Koncept 2! Egli ka përfunduar Arsimin e...

Continue reading

Afati i fundit i rivlerësimit të pronave

Jemi në 3-mujorin e fundit të afatit të rivleresimit( amnistisë që ka ofruar shteti për...

Continue reading

Je e/i interesuar të blesh, marrësh me qira pronë? Taulanti është personi i duhur për ty!

Ky është Taulanti :), Konsulent Imobiliar pranë RE/MAX Koncept. Taulanti e ka nisur...

Continue reading