Compare Listings

Trendet e dekorimit për vitin 2020!

Trendet e dekorimit për vitin 2020!

Vit pas viti arredimi dhe dizanjet e shtëpive po pësojnë ndryshime. Ndërsa ne jemi tashmë gati për një dekadë të re, është koha të hedhim një vështrim se çfarë presim lidhur me dekorin e shtëpisë për 2020. Tendencat e arredimit mund të jenë të nejoshme për të gjetur frymëzim për arredimin ose rinovimin, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të mbeteni në dekorin tuaj ekzistues. Në vend të kësaj, zgjidhni pjesë ose elemente që lehtë mund t’i përfshini në shtëpinë tuaj për të krijuar stilin tuajin.
Ngjyra marine.

Ky është një trend që po vjen së fundmi. Ajo ka filluar të zëvendësojë ngjyrat neutrale si gri dhe bezhe në hapësirat e shtëpisë . Ne presim të shohim ngjyra më të guximshme, më të errëta të përdorura në vend të neutraleve në vitin 2020. Ngjyrat si marina ose ngjyra e gjelbër mund të ofrojnë një ndjenjë qetësie ndërkohë që ende ndjehen mjaft tradicionale për t’u përdorur në dhomat e ngrënies ose në ambinetin e ndenjes.
Të gjitha Hijet e Blusë
Marina nuk është e vetmja ngjyrë blu në qendër të vëmendjes këtë vit. Nga nuancat e heshtura të akuave deri tek nuancat e buta pastel, prisni të shihni shumë nga këto tone të qeta këtë vit. Bluja ka qenë gjithmonë, por provoni ta përdorni atë në tekstile, letër-muri, apo edhe pjesë të mëdha mobiljesh (kush nuk e do një divan prej bluje detare?)
Ngjyrat e paqes dhe të qeta
Ndërsa Ngjyra e Vitit 2019 ishte Corali, pritet të shihni edhe më shumë ngjyra të buta e të heshtura në vitin 2020. Nga ngjyrat e buta rozë deri në hije jeshile pastel, shumë arredues apo piktorë zgjodhën tone me frymëzim neutral, si ngjyrat e tyre pë r 2020. Ndërsa zgjedhjet më të guximshme si marina dhe e gjelbër janë ende në rritje.
Rikthimi i dhomës së ngrenies

Planimetrite e hapura kanë qenë të pë rdorura për vite me radhë, por tashmë gjithnjë e më shumë njerëzit po zgjedhin dhomën e ngrënies të vecuar. Një dhomë ngrënie nuk duhet të jetë plotësisht e mbyllur nga pjesa tjetër e shtëpisë, por duhet të kryeje funksionion e saj më së miri.
Kuzhinat shumëngjyrëshe
Pritet që të shohim edhe më shumë kuzhina shumengjyrëshe këtë vit. Tashmë e dimë që Kuzhinat e bardha e zëvendësuan pamjen e drurit natyror të viteve ’90, por gjatë vitit të kaluar, ne kemi parë më shumë që eksperimentojnë me ngjyra në kuzhinat e tyre.
Pavarësisht nëse vendosni të përdorni ngjyra të ndritshme, të guximshme në kuzhinë n tuaj, ose vendosni pajisje të frymëzuara retro që ofrojnë një shpërthim ngjyrash, largimi nga neutralia mund të shtojë një ndjenjë energjie dhe mikpritjeje për pothuajse çdo hapësirë në kuzhine.

 

Dhomat e fëmijëvë
Dhomat e fëmijëve pritet të jenë edhe më të mëdha në vitin 2020. Një dhomë gjumi për fëmijë është një vend i shkëlqyeshër ku ti mund të bëhesh kreativ. Ndërsa ne akoma duam një dhomë të këndshme për fëmijë, këtë vit mendojmë se është koha për të luajtur me ngjyra më të guximshme dhe pelhura më të reja. Merrni dhe mendimin e fëmijëve tuaj kur zgjidhni mobiljet dhe për hapësirën dhe kështu do të krijoni një arratisje të përsosur që nxit imagjinatën e fëmijës tuaj.
Dhoma më të vogla
Një tjetër zhvendosje nga plani i konceptit të hapsirave të hapura. . Ndërsa deri dje mund të kemi rrëzuan muret ose hapësira të tjera për të bërë dhoma më të mëdha , tani po preferohen hapësira më të vogla. Jo vetëm që një hapësirë e vogël mund të jetë më e lehtë për t’u dekoruar ,por është një vend i shkëlqyeshëm për të eksperimentuar me modele dhe ngjyra të guximshme. Një letër-muri e zënë mund të jetë shumë në një dhomë të madhe, por ajo do të mund të shndërrojë një hapësirë më të vogël në një ambient mjaft të këndshëm.
Vetratat
Xhami nga dyshemeja deri në tavan,po pëlqehet shumë së fundmi. Kjo jo vetëm që rrit sasinë e dritës natyrale që ka shtëpia juaj, por gjithashtu të krijon një lidhje me ambientin e jashtëm, edhe kur moti kthehet shumë i ftohtë për të darkuar.
Përdorimi I letrë s së murit
Pritet që letra murale të marrë edhe më shumë popullaritetin këtë vit. Letra murale jo vetëm që krijon një tërheqje vëmendje , por gjithashtu mund të zëvendësojë pikturat e shtrenjta dhe të veprojë si një pikë qendrore në një dhomë.

Related posts

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading

Join The Discussion