Compare Listings

Këshilla për të zbukuruar shtëpinë tuaj!

Këshilla për të zbukuruar shtëpinë tuaj!

Kur një dhomë është mobiluar në mënyrë bashkekohore na bën të mos duam kurrë të largohemi nga shtëpia. Padyshim që e bukura nuk ka fund, por pasi ju të keni mobiluar çdo dhomë të shtëpisë tuaj ashtu sic duhet, është e natyrshme të dëshironi të kaloni kohë në shtëpi. Ka shumë mundësi zgjedhje për dekorimin e shtëpisë tuaj,megjitahte po ju papim disa këshilla dhe truke që mund t’ju ndihmojnë sa më shumë për të bërë më të mirën për cdo dhomë të shtëpisë tuaj.
Po të shtojmë pak ngjyrë apo pelhura me ngjyra mund të bëjnë shumë ndryshimesh në shtëpinë tuaj. Po ju japim disa nga idetë tona për të transformuar një hapësirë pa shumë telashe.
1.Përqëndrohuni tek ngjyrat
Megjithëse ne jemi tifozë të mëdhenj të dhomave neutrale të lyera me të bardhë, provoni te guxoni me ngjyrat. Nga dhoma e ndenjes deri tek banjo ngjyra do te ketë impakt në çdo dhomë të shtëpinë tuaj, dhe ajo që do ta bëjë atë të ndjehet menjëherë të re.

 

 

 

2.Përdorni pasqyrat
Nëse doni ta bëni shtëpinë tuaj të duket më e madhe, nuk ka nevojë të telefononi një arkitekt. Dekorimi me pasqyra është një mënyrë e thjeshtë, e bukur për ta bërë çdo dhomë të duket më e madhe dhe më me dritë. Provoni të vendosni një pasqyrë të madhe qoftë drejtpërdrejt ose diagonale nga dritarja juaj, në mënyrë që të pasqyrojë dritën dhe do ta kuptoni që dhoma të duket më e madhe.

 

 

3. Shtoni paisje në cdo dhomë!
Një nga mënyrat më të lehta për të zbukuruar shtëpinë tuaj është të eksperimentoni me aksesore dhe objekte. Kini parasysh kur zbukuroni shtëpinë me aksesorë të nevojshë dhe zgjidhni objektet që ju sjellin gëzim.
4. Shtoni ngjyrën jeshile
Pyesni ndonjë arredues dhe ata do t’ju tregojnë se një nga mënyrat më të lehta për të zbukuruar një dhomë është ngjyra e gjelbërt. Zevendosoni vazot boshe në shtëpinë tuaj me lule të stinës për ti dhënë dhomës tuaj një pamje krejtësiht të re.

5. Drita Natyrale
Drita natyrale është e dëshirueshme për një arsye; kjo e bën çdo dhomë të ndjehet e madhe dhe relaksuese, dhe i bën gjërat shumë më të thjeshta për menyrën e arredimit. Nëse ju jeni me fat dhe dhoma jual ka dritë natyrale,mos i lini pas dore dritaret. Gjetja e perdeve të duhura për dhomën tuaj mund të transformojë pamjen dhe të vëreni menjëherë ndryshimin.

 

 

 

 

 

6. Eksperimentoni
Cdo shtëpi që duam ka një gjë të përbashkët që është kreativiteti. Të gjithë mund të mbushin një shtëpi me mobilje ,por për një hapësirë vërtet të mrekullueshme, është e rëndësishme të lejoni që imagjinata juaj të marrë drejtimin. Mos ngurroni te eksperimentoni ne detaje.
7. Nderroni pllakat
Në banjën ose kuzhinën tuaj, pllaka është një nga elementët më të rëndësishëm të një dizanji bashkëkohor. Nëse doni të zbukuroni kuzhinën tuaj, vendosni pllaka. Përqendrimi në elementët bazë të një dhome, si dyshemeja, pllaka ose ngjyra e bojës, shtron themelet dhe lejon që pjesa tjetër e dizajnit të dhomës të shkëlqejë.

Related posts

Pse rinovimet e kushtueshme mund të mos e rrisin vlerën e pronës tuaj ?

Duke qënë se ndryshimet e vogla mund të tërheqin më shumë blerës në pronë, ndonjëherë...

Continue reading

Disa mënyra se si mund të dekorojmë ambientet e shtëpisë me gjethet e vjeshtës!

Meqënësë jemi ne stinën e vjeshtës dhe kjo stine na dhuron nje shumëllojshmeri ngjyrash, po...

Continue reading

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë ngjyrë dhomës suaj!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

Join The Discussion