Compare Listings

20 mënyra ekonomike për të rinovuar dhomën tuaj të ndenjes!

20 mënyra ekonomike për të rinovuar dhomën tuaj të ndenjes!

Ne te gjithe e dime se sa e kushtueshme mund te jete ndryshimi i dekorit te shtepise ,sidomos nëse jeni nje person që ju pëlqen të ndryshoni vazhdimisht. Por lajmi i mirë është se nuk ka pse të jetë gjithmone aq i kushtueshëm. Ka shumë gjëra të lehta dhe të lira që mund të bëni për të ndryshuar pamjen e një dhome pa shpenzuar shuma te medha parash.

Riorganizoni mobiljet!

Kjo është pa dyshim mënyra më e lehte për të rinovuar një dhomë dhe mbi te gjitha është pa shpenzime! Lëvizja e mobiljeve përreth i jep dhomës tuaj një pamje krejtesisht të re dhe mund të plotësojë nevojën tuaj për ndryshim pa asnjë kosto. Dhe nëse nuk jeni të gatshëm të lëvizni të gjitha mobiljet, provoni të riorganizoni aksesorët,apo raftet e librave. Ju do të habiteni se çfarë ndikimi të madh mund të kenë.

 

Lyerja
Lyerja është mënyra më e dukshme për t’i dhënë një dhome një pamje të re, dhe do t’ju kushtojë vetëm pak leke dhe kohë. Ju do te keni mundësi të pafundme nepermjet lyerjes se dhomes. Ju mund të lyeni të gjithë dhomën një ngjyrë, mund të lyeni një pjese muri ose mund te lyeni me një lloj dizajni te caktuar. Me bojërat nuk ka kufi, dhe ndryshimi do te jete teper I dukshem!
Ndryshoni ambazhuret.
Ambazhuret janë si xhevahire të vegjel në dhomë. Nese ndryshoni ato do ju nuk do te ndryshoni vetem pamjen e dhomes, por edhe gjendjen tuaj shpirtërore. Provoni të ndryshoni ngjyrat,psh nga ngjyra e bardha në te zeze ose formen e ambazhureve. Ekzistojnë shumë më tepër mundësi sot sesa dikur, për të gjetur diçka që ju pëlqen dhe nuk eshte aspak e vështirë.

Jastëkët dhe mbulesat
Shtimi i jastëkëve dhe hedhja e mbulesave është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shtuar me shume ngjyrë dhe ndikimi që ato krijojnë mund t’i japin dhomës tuaj një pamje krejtesisht të re , veçanërisht nëse i ndryshoni ato sipas stineve. Heqja e jastëkëve dhe mbulesave të rënda, të errëta të dimrit dhe zëvendësimi me versione të lehta dhe të freskëta gjatë verës, mund të ndryshojne dhe freskojnë menjëherë dhomën.
Pikturat
Ka shumë gjëra që mund të bëhen me piktura, nga rirregullimi i atyre ekzistuese deri në krijimin e të rejave. Ajo që vendoset në mur ka një ndikim të madh. Nëse aktualisht nuk keni ndonjë opsion të përshtatshem mund te provoni edhe letër-muri . Ideja që pikturat duhet të jetë e shtrenjtë është një mit, kështu që përpiquni të bëni me te miren tuaj.

Shmangni rrëmujën
Mbivendosja e shumë gjërave në një dhomë mund ta bëjë atë të duket e vogël dhe klaustrofobike. Gjithçka ka nevojë për hapësirë për të marrë frymë ,për të pasur me shume hapësirë, thjesht hiqni disa objekte te panevojshme.

Disa ide të lira ne lidhje me zbukurimin

– Nryshoni perdet
– Krijoni në mur nje tip galerie me fotot tuaja
– Zëvendësoni të gjitha kornizat tuaja të fotografive dhe ngjyrosini të gjitha në të njëjtën ngjyrë.
– Gjeni një pasqyrë dhe lyeni kornizën e saj ne menyre qe te kombinohet me mobiljet tuaja. Vareni atë prane një dritareje për ta bërë menjëherë dhomën tuaj të duket më e madhe.
– Lyeni një pjesë të mobiljeve ekzistuese si psh nje tryezë apo nje tip tjeter mobilje.
– Lyeni dyert. Kush thotë se duhet të jenë domosdoshmerisht të bardha?
– Zëvendësoni tapetet, do ta ndryshojne menjehere pamjen e dhomes.

Related posts

Trendet E Arredimit Te Shtepise Sipas Shenjave Te Zodiakut, Sot Eshte Dita E Shigjetarit

Shigjetari ( 22 Nentor - 21 Dhjetor ): Global Ti inspirohesh nga pjese te ndryshme neper bote,...

Continue reading

Trendet E Arredimit Te Shtepise Sipas Shenjave Te Zodiakut, Sot Eshte Dita E Peshores

Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor) Stilet eklektike Ju jeni vazhdimisht të lidhur me harmoninë...

Continue reading

Trendet E Arredimit Te Shtepise Sipas Shenjave Te Zodiakut, Sot Eshte Dita E Virgjereshes

Virgjëresha (23 Gusht - 22 Shtator) Industriale Kur behet fjale per te dekoruar hapesirat e...

Continue reading

Join The Discussion