Compare Listings

Trendet për arredimin e apartamentit tuaj të pushimeve që i rezistojnë çdo kohe!

Trendet për arredimin e apartamentit tuaj të pushimeve që i rezistojnë çdo kohe!

Stina e verës na inkurajon të eksperimentojmë më shumë me ngjyrat jo vetëm në veshje por edhe në arredimin e shtëpisë. Stili juaj i jetesës në tërësi merr tjetër dinamikë dhe entuziazëm.

Edhe apartamentet tona duhet të përcjellin tjetër ndjesi nëpërmjet arredimit gjatë verës. Të gjithë ëndërrojmë apartamentet e famshme që shohim cdo ditë në Instagram apo Pinteres, me arredimet e pastra, të lehta, pikturat dhe aksesorë boho style. Nuk është e jashtëzakonshme të tjetërsojmë edhe ne apartamentet tona në kryeqytet po në të njëjtin stil. Është e gjitha fantazi dhe pak guxim, mjafton të provoni trendet e para të sezonit.

Dekori i shtëpisë tuaj gjatë verës mund të jetë unik dhe i realizuar me kosto të ulët.
Vera është sezoni më i gëzuar i vitit, ndaj nuk është për t’u habitur që ngjyrat e guximshme sjellin freski në trendet e arredimeve të brendshme.

Ji i guxishëm! Zgjidh ngjyrat!
Zgjedhja e hijeve që imitojnë motin me diell për dekorin e shtëpisë do t’ju bëjë të mendoni për të verdhat e gjalla, portokallinë e ndezur dhe të kuqen mahnitëse të lulëkuqes për një paletë klasike të verës që nuk do të vjetërohet asnjëherë.

Nëse doni një ambient të ndritshëm dhe tërheqës mund të preferoni të zgjidhni një ngjyrë të theksuar. Ngjyra e Vitit 2020 ishte Lora Coral, e përshkruar si një nuancë e ngrohtë koralesh nga tonalitetet e arta të nëntokes për të energjizuar çdo hapësirë.
Zgjidhni pastel!

Në ndryshim nga paleta e guximshme e ngjyrave që mirëpret vera, nuancat pastel transformojnë shtëpinë tuaj dhe krijojnë një atmosferë të butë, tërheqëse dhe qetësuese. Në fakt këto tone të heshtura ndihen të përjetshme.

Nuancat më të preferuara të pastelit vitet e fundit duket se janë roza pudër, e verdha e lehtë, jeshilja dhe bluja e pastër. Provoni të lyeni një hapësirë të apartamentit tuaj në këto nuanca sheqer për t’i dhënë një pamje unike.

Jepini përparësi të bardhës!
Ngjyra më e përjetshme e të gjithave është e bardha. Ky ton i freskët ngacmon dëshirën për të pikturuar, duke krijuar idenë e telajos së pastër dhe madje mund të krijojë iluzionin e një hapësire më të madhe, nëse keni një shtëpi të vogël veçanërisht nëse drita derdhet nga disa dritare.

Një sfond i thjeshtë të jep mundësinë për të përfshirë më shumë mobilje, orendi të buta dhe aksesore. Rekomandojmë të aplikoni një të bardhë të virgjër, por nëse doni të shtoni pak thellësi në muret tuaja, mund të konsideroni gjithashtu nuancën krem dhe tonet e fildishit. Po ashtu një vanilje e butë mund të ngrohë ëmbëlsisht muret tuaja.

Përdorni elementët e drurit!
Përdorni detaje druri, pasi ky element i jep shtëpisë tuaj një pamje tërheqëse si një shtëpi fshati që mund të përshtatet me disa lloje kopshtesh dhe dekoresh. Maksimizoni efektin e drurit duke shtuar gamën e ngjyrave rreth toneve prej dheu që mund të gjeni në kopshtin tuaj. Përdorni ngjyrën kafe të tokës kombinuar me barishte dekorative që imitojnë nga afër një kopsht të lulëzuar.

Aksesorët!
Në fakt ka shumë detaje për t’u marrë parasysh kur planifikoni të arredoni ambientet e brendshme të shtëpisë tuaj.

Muret e shtëpisë janë element përcaktues në estetikën që arrini brenda shtëpisë tuaj kështu që është e nevojshme t’i jepni asaj më shumë mendime sesa thjesht të zgjidhet ngjyra që do të përdoret. Do të jetë e rëndësishme të zgjidhni një tonalitet të bukur për të celur muret tuaja.

Shtimi i pikturave dhe posterave mund të jetë mënyra perfekte për të treguar se për çfarë hapësire bëhet fjalë, qofshin postera të librave ose filmave tuaj të preferuar apo disa portrete mahnitëse.

Nëse doni ta shndërroni ne kopshtin tuaj hapësirën e preferuar, provoni të mbushni muret duke varur kornizat e fotove të preferuara.

Një mënyrë tjetër e vecantë për të përsosur dekorin e shtëpisë tuaj verore është të varni një qilim në mur. Shtojnë ngrohtësi gjatë mbrëmjeve më të freskëta dhe mund të izolojnë pak hapësirën tuaj edhe për cështje privatësie nëse oborri apo ballkoni juaj është fare pranë fqinjve.

Dyshemeja!
Një tapet i lehtë mund të transformojë dyshemenë rrënjësisht nëse zgjidhni të duhurin në përmasa dhe nuanca.

Nëse muret dhe mobiljet tuaja janë minimaliste, mund të shtoni një nga qilimat gjeometrikë marokenë ose me lule për të shtuar një shpërthim ngjyrash në hapësirë. Madhësia e qilimit është një element kyc për t’u përshtatur më së miri me hapësirën tuaj.

Mobiljet!
Ju nuk mund të krijoni një hapësirë komode, relaksuese pa disa mobilje praktike.
Nëse keni një shtëpi të vogël një divan standard mund ta bëjë atë të ndjehet i ngushtë. Për të përfituar hapësirë, provoni të vendosni disa pupa të rehatshme. Nëse keni shtëpi të madhe, një divan i vogël do t’i japë një ndjesi tërheqëse dhe komode.

Elemente të tjerë opsionale që mund të zgjidhni mund të përfshijnë stola, kolltuqe, korniza, pasqyra, piktura, ndricues si dhe një dollap të vogël apo komodina praktike.
Per t’u bërë edhe më kreative ju mund të përdorni disa nga mobiljet tuaja të vjetra për të krijuar pjesë apo kende unike. Pinterest ka ide përrallore të mobiljeve upcycled që ju mund të përfshini në ambient.

Përfshirja e orendive të buta është mënyra perfekte e shtimit të ngjyrave sporadike dhe detajeve në ambientet e brendshme të shtëpisë tuaj.

Jastëkët dekorativë mund të përdoren për të lidhur të gjithë dekorin e brendshëm.
Mos u tundoni të kombinoni metalet me aksesorët prej druri pasi këto mund të duket se po përziejnë ndikime moderne dhe tradicionale.

Ndriçimi i shtëpisë!
Dielli i verës është i sigurt se do të jetë i mjaftueshëm për të ndriçuar brendësinë e shtepise tuaj gjatë ditës, por ndërsa mbrëmja afrohet, mund të zbuloni se keni nevojë për disa ndriçime shtesë të instaluara.

Nëse planifikoni të kaloni shumë netë të qeta në shtëpinë tuaj gjatë verës, përfshini drita LED me bateri në murin tuaj. Këto do të ndriçojnë hapësirën dhe nuk kërkojnë të kryhen instalime elektrike. Madje mund t’i vendosni rreth skajeve të dyshemesë për të ndricuar hapat kur hyni në shtëpi ose të mbështillni me drita çdo bime apo vazo që keni.

Related posts

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading

Hapat qe duhet te ndiqni per blerjen e apartamentit me kredi.

1.Takoni nje konsulent per percaktimin e kerkeses tuaj. Nese keni vendosur te bleni nje...

Continue reading