Compare Listings

Pse rinovimet e kushtueshme mund të mos e rrisin vlerën e pronës tuaj ?

Pse rinovimet e kushtueshme mund të mos e rrisin vlerën e pronës tuaj ?

Duke qënë se ndryshimet e vogla mund të tërheqin më shumë blerës në pronë, ndonjëherë mund të duket e arsyeshme për shitësit të marrin përsipër rinovime te kushtueshme për te rritur atraksionin ndaj pronës. Kuzhina dhe tualetet e rikonstruktuara janë nga asetet më të kërkuara dhe që rrit më shumë vlerë në një pronë.
Dy, janë tipet e shtëpisë që shiten shpejt në treg, ato që kanë nevojë për rikonstruksion total dhe ato që janë të sapo rinovuara. Duhet të tregohemi te kujdesshëm me dinamikat e tregut për të përcaktuar sa të shitëshme janë si prona në vendin tuaj. Përshembull nqs vendi juaj ka mjaftueshem shtëpi që investohen, shitësit nuk kanë pse I investojnë shtëpitë e tyre, pasi blerësit do duan ti investojnë vetë.


Shohim Opsionet
Nuk ka dyshim qe rinovimet e rrisin vlerën e një prone, por ato mund te jenë të kushtueshme dhe nuk ka garanci që klientët tuaj mund ta rekuperojnë këtë vlerë gjatë shitjes. Duke pasur parasysh këtë duhet të ndihmojmë klientët të vendosin nqs investimi në rinovim ja vlen apo jo.
Less Is More
Ndonjëhere një rinovim i vogël i rrit pëlqyeshmërinë një prone pak të pëlqyer. Në këto raste është mirë të bëjmë rinovime të vogla por me shumë impakt, si psh një bojë e re për muret apo mirëmbajtja e dyshemes. Disa blerës mund ti pëlqejnë rinovimet por disa të tjerë mund të mos duan të paguajnë për punime ekstra të cilat duan ti ndryshojnë kur të hyjnë në shtëpi.
Sigurisht, vlera e çdo rinovimi varet nga tregu. Ajo që funksionon në një zonë mund të mos funksionojë në një tjetër, kështu që duhet të keni njohuri për zonat specifike.
Mbroni Klientin Tuaj
Ju mund ta ndihmoni shitësin të mos shpenzojë më shumë sec duhet duke i rikujtuar se mjafton që prona të jetë në një gjendje funksionale përpara listimit. Por kjo është dicka që ka kuptim të ndryshëm në cdo vend.
Nëse shtëpia e klientit tuaj ka nevojë për një rinovim të përgjithshëm, përqendrohuni në ndryshimet e vogla që kanë ndikimin më të madh dhe provojeni atë në treg para se të vendosni të investoni në rinovime më të mëdha. Vendosni ndricim të ri dhe mirëmbani dritaret, të cilat janë detaje që tërheqin vëmendje.

Related posts

Disa mënyra se si mund të dekorojmë ambientet e shtëpisë me gjethet e vjeshtës!

Meqënësë jemi ne stinën e vjeshtës dhe kjo stine na dhuron nje shumëllojshmeri ngjyrash, po...

Continue reading

Këshilla për të zbukuruar shtëpinë tuaj!

Kur një dhomë është mobiluar në mënyrë bashkekohore na bën të mos duam kurrë të...

Continue reading

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë ngjyrë dhomës suaj!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

Join The Discussion