Compare Listings

Arredimi me Feng Shui

Arredimi me Feng Shui

Arredimi me Feng Shui, për ti sjellë energji pozitive shtëpise tuaj!

Shtëpi e ëmbla shtëpi! Për të gjithë ne shtëpia është vendi më i dashur, vëndi ku gjejmë rehatinë dhe shplodhjen si dhe largojmë stresin pas një dite të lodhshme pune. Për tu ndjerë sa më komod në shtëpinë tuaj, është e nevojshme ta mbushni atë me pozitivitet.

Ajo që ne sugjerojmë është përdorimi i praktikës Feng Shui. Feng Shui është një praktikë e lashtë e artit kinez, është energjia e vetë jetës, një ekuilibër mes energjisë pozitive dhe negative, elektromagnetike e cila rrjedh nëpër gjithçka. Qëllimi i Feng Shui është të sjellë energji pozitive në shtëpinë tuaj, në mënyrë që jeta juaj të ndjehet e ekuilibruar dhe plot energji. Feng Shui na mëson se si të baraspeshojmë dhe të harmonizojmë energjitë në çdo hapësirë.
Po ju paraqesim disa këshilla të thjeshta dhe të efektshme se si të përfshijmë Feng Shui në shtëpinë tonë.

1. Eleminoni rrëmujën. Rekomandohet që hapësirat të jenë të pastra. Pastërtia ndikon në largimin e stresit.

2. Hyrja e shtepisë.

Duke qënë se është vendi i parë kur hapni derën e shtëpisë duhet të jetë sa më e rregullt, mundesisht te këtë piktura ose lule natyrale ne rast se ka hapësira të përshtashme.

3. Largoni objektet që ju pengojne levizjen.

Organizoni ambjentin në mënyrë të tillë që të mos hasni objekte të cilat na pengojnë kur na duhet të kalojme nga një ambjent në një tjetër. E rëndësishme është të kemi “rrugën” të lirë.

4. Shtoni sa më shumë bimë. Bimët do të shtojme freski dhe gjallëri në shtëpinë tuaj.

 

5. Maksimizoni dritën natyrale.

Drita natyrale na bën të ndihemi më të lumtur dhe pozitiv. Vendosja e pasqyrave, është një sygjerim, dhe sigurohuni që ajo të reflektojë më shumë dritë.

Related posts

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading