Dekorimi i shtëpise, cili anëtar i familjes vendos për këtë proces?
Studimet e fundit kur bëhet fjalë për arredimin e shtëpisë kane arritur në përfundimin se ky vendim është një proces që duhet të përfshije secilin anëtar të familjes.
Arredimi i brendshëm duhet të jetë një proces që i përfshin të gjithë në shtëpi. Për shembull, dhomën e ndenjes ose dhomën e ngrënies vendimet merren më së miri pasi përfshihen të gjithë në familje, por zëri i gruas është më vendimtari, pasi në fund të fundit është ajo e cila kalon pjesën më të madhe të kohës në gatim. Megjithatë për ambiente të ndryshme të shtëpisë përparësi kanë pjestarë të caktuar të familjes, psh për dhomën e fëmijeve duhet marë dhe mendimi i tyre për mënyrën e organizimit.
Edhe pse kohët evolojnë dhe vendimet brënda familjes duhet të përfshijë cdo anëtar të saj, vlen të theksohet se është gruaja ajo e cila ka fjalën e fundit për të vendosur.
Join The Discussion