Compare Listings

Dekorimet gjatë festave!

Dekorimet gjatë festave!

Padyshim që kjo konsiderohet si periudha me e mire e vitit. Por e dini se çfarë e bën këtë periudhë akoma edhe më të mirë? Dekorimi i shtëpisë tuaj me dekoret e Krishtlindjeve, ato madje mund të ndryshojnë edhe gjendjen tuaj shpirtërore. Përhapni në cdo cep të shtëpisë tuaj frymën e festave me ide krijuese dhe festive.
Sigurisht që festat e fundvitit kërkojnë shumë elegancë në përzgjedhjen e zbukurimeve për ambientin brenda dhe jashtë shtëpisë. Prandaj duhet te kujdesemi qe nga përzgjedhjen e bredhit, te zbukurimeve, të dritave të cilat duhet të kombinohen jo vetëm me njëra-tjetrën por edhe me ambientin e shtepisë. Përveç zbukurimit të pemës, oxhakut apo ambienteve të tjera të shtëpisë , ideale do të ishte dhe zbukurimi I tavolinës. Për krishtlindje, mund të përdorim një mbulesë tavoline me ngjyrë të kuqe, ose dekorime të tjera festash.
Po ju japim disa ide se si të dekorojme ambiente e shtëpisë.
Dekoroni ambientin duke përdorur objekte me lartësi të ndryshme. Filloni duke varur lule dëbore të mëdha dhe duke vendosur në tryezë shandanë të gjatë.
Luani me ngjyrat.
Në vend të ngjyrës tipike të kuqe apo të gjelbër, provoni të përdorni ngjyren prej ari. Do të duket mjaft bukur.
Zbukuroni oxhakun. Zbukuroni oxhakun nëse keni një të tillë në shtëpi. Ju mund të vendosni një varg me gjethe jeshile, apo zbukurimet tipike per vendin e oxhakut. Madje në vend që të vendosni qirinj tek shandanët provoni ti mbushni ato me drita. Kjo do të jap nje pamje të re dhe mjaft të bukur.
Në vend që të vendosni qirinj tek shandanët provoni ti mbushni ato me drita.


Përdorni një lloj mbështjellësi speciale për dhuratat që do të vendsoni poshtë pemës
Duhet te kombinoni mbështjelljen e dhuratave që do të vendosni poshtë pemës në mënyrë që të përshtaten me ngjyrat në dhomën e ndenjes. Përdorni të njëjtat teknika edhe për zbukurimet e tjera ne ambientin tuaj.
Dekoroni dyert e jashtmë të shtëpisë.


Vendosja e një kurore festive tek dera e jashte e ben mjaft bukur dhe të jep një ndjesi të ngrohtë mirëseaedhje.
Gjithashtu nëse keni oborr me lule ju mund të dekoroni dhe luelt apo pemët me drita shumëngjyrëshe për të ndierë akoma më shumë atmosferen e festave.
Dekorimet për festa nuk kanë limit, ju mund të eksperimentoni me të gjitha ngjyrat pasi vetë festat ta lejojne këtë.

Related posts

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading

Join The Discussion