Compare Listings

Disa mënyra se si mund të dekorojmë ambientet e shtëpisë me gjethet e vjeshtës!

Disa mënyra se si mund të dekorojmë ambientet e shtëpisë me gjethet e vjeshtës!

Meqënësë jemi ne stinën e vjeshtës dhe kjo stine na dhuron nje shumëllojshmeri ngjyrash, po ju japim disa ide se si mund ti përdorim gjethet të cilat marin ngjyra jashtëzakonisht të bukura në këtë stinë.
Dekore me gjethe të cilat mund ti bëni vetë!
Punët artizanale me gjethet e vjeshtës nuk është e thënë të jenë vetëm për fëmijët. Në fakt, ka mënyra të shumta elegante që mund t’i përdorni për të sjellë bukurinë e sezonit në shtëpinë tuaj. Dekori me gjethet e vjeshtës është shumë më i gjithanshëm sesa dekorimet e tjera të kesaj stine.
Mjafton te dilni një shëtitje dhe të mblidhnni nga gjethet e rëna pertoke dhe të mësoni se si të dekorini me to.
Vendosni nje dege me gjethe ne nje vazo lulesh!
Për këtë mund të përdorni ose degë të freskëta ose degë imitacion që mund ti gjeni në një dyqan. Nëse vendosni të përdorni degë të freskëta, duhet të dini që gjethet do të thahen dhe do të bien nëse nuk i mbështillni. Ju mund të përdorni edhe llak për të ruajtur degët për një periudhë më të gjatë kohore.

 

Dekoroni një shandan me gjethe vjeshtë !
Ka shumë mënyra që mund ti përdorim gjethet e vjeshtës tek shandanët. Por duhet të keni kujdes të mos planifikoni të përdorni qirinjë, mendohuni dy herë para se ti ndizni,rrethuar nga gjethet të thata pasi kjo mund të shndërrohet në një rrezik të madh zjarri!

Dekoroni disa kunguj me gjethe vjeshte !
Nga idetë e pafundme që mund të bëjmë me kungujt , kjo është një nga mënyrat më të lehta për t’u bërë, edhe nëse nuk keni ndonjë talent artistik. Filloni të grumbulloni disa gjethe që ju tërheqin dhe dekoroni kungujt me to. Bëhuni sa me kreative. Edhe femijët do të duan të marin pjesë në këtë aktivitet dekorues.

 

Përdorni disa gjethe Manjole për të bërë një kurorë!
Gjethet e Manjolës janë shumë interesante sidomos për tu përdorur në dyert e shtëpive në ferma . Ju mund të blini gjethe imitacion të manjolës që do të qëndrojnë gjithmonë jeshile. Sidoqoftë, përdorimi i gjetheve të thata të manjolës siç e shihni në këtë kurorë e bën shumë të vecantë dhe të bukur.
Shtoni disa xixa me shkëlqim tek gjethet e vjeshtës!
Një mënyrë tjetër krijuese për të ruajtur gjethet e vjeshtës është të shtoni pak xixa. Lyeni secilën gjethe me këtë përzierje xixash dhe sa më shumë shtresa, më të forta dhe me shkëlqim do të bëhen gjethet.
Për rezultate sa më të mira, zgjidhni ngjyrat e që përputhen me ngjyrën e gjetheve.

Realizoni një kolazh me gjethet e vjeshtës për tu vendosur në mur!

 

Ngjitja e gjetheve është një teknikë që nuk realizohet vetëm me gjethet e vjeshtës. Ju mund ta bëni këtë me pothuajse çdo gjë nga kopshti juaj për të krijuar dekorime për shtëpinë tuaj. Nëse doni ta bëni këtë me gjethet, merrni parasysh këshillat e mëposhtme:
– Mbajini kornizat dhe sfondet e thjeshta, në mënyrë që të mos bien në sy dhe të tërheqin vëmendjen.. Zgjidhni të mos përdorni zbukurime të tjera.
– Realizoni disa të tilla ,do të duken më mirë të vendosura në mur. Mbajini të gjitha kornizat në të njëjtën madhësi dhe varni ato në rreshta të rregullt, ose përdorni korniza me madhësi të ndryshme dhe varni ato në një mënyrë sa më abstrakte.
– Sigurohuni që gjethet janë tharë dhe shtypur plotësisht përpara se t’i vendosni ato në kornizë. Kjo do të garantojë që ata do të duken njësoj edhe pas shumë kohësh.

Related posts

Disa truke për arredimin e ambienteve të shtëpisë!

Po ju tregojmë disa nga truket të cilat arkitektet përdorin për arredimin e brëndshëm të...

Continue reading

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

Je E/I Interesuar Të Blesh, Marrësh Me Qira Pronë? Egli Është Personi I Duhur Për Ty!

Ky është Egli :), Konsulent Imobiliar pranë RE/MAX Koncept 2! Egli ka përfunduar Arsimin e...

Continue reading

Join The Discussion