Compare Listings

Top Tips per Arredimin e shtepise tuaj!

Top Tips per Arredimin e shtepise tuaj!

Top Tips per Arredimin e shtepise tuaj!

Arredimi i shtepise tuaj mund te jete sa kenaqesi po aq edhe mund te kthehet ne nje torture te vertete.
Me poshte po ju paraqesim disa keshilla te cilat nese i ndiqni, do ta shikoni se arredimi i nje hapesire te brendshme nuk eshte aq i veshtire sa duket:

1. Zgjidhni nje pike kyce ne dhome.

Asnjehere mos e nenvleresoni rendesine qe ka te paturit nje pike kyce (kend) ne nje dhome. Mund te jete nje dritare qe bie ne sy, oxhaku apo kendi i televizorit. Cfare do qe te zgjidhni, mos harro qe pjesa tjeter e mobilimit do vije rreth e perqark pikes kyce te dhomes.

2. Mos i vendosni mobiljet ngjitur me muret

Permasa e nje dhome eshte ajo qe percakton sa afer ose larg vendosen mobiljet nga muri. Edhe nese dhoma eshte shume e vogel, eshte mire qe te lini pak distance midis murit dhe mobiljeve. Kjo do e beje dhomen tuaj te duket me e madhe se sa eshte ne te vertete.

3. Krijoni kendin tuaj te bisedave .

Krijoni nje kend ne dhome ku njerezit ne menyre shume te natyrshme do te bisedojne me njeri tjetrin pa u dashur te kthejne kokat apo te ngrejne zerin per tu degjuar.
Nese ambienti eshte shume i madh, krijoni disa mini kende te vogla bisedimi dhe shijojeni.

4. Perdor tapetin e duhur.

Sigurohuni qe tapeti juaj te jete shume afer mobiljeve qe e rrethojne.
Ju nuk do te donit qe kembet tuaja te rrinin ne dysheme.

5. Vendos tavolina prane kraheve te ndenjesve.

Eliminoni me cdo kusht qe ju apo miqte qe ju kane ardhur per vizite, te ngrihen per te marre pijen apo te lene goten e tyre. Tavolina, duhet te jete ne te njejten lartesi si edhe kolltuku.

6. Le te behet drite (smiley)

Ndricimi eshte nje nga elementet me te rendesishem ne nje dhome.
Perdorni gjithmone nje perzierje te ndricimit ne tavan, ne dysheme dhe ne tavoline.
Ndricimi ne dysheme duket fantastik poshte nje divani, poshte ambientit te gatimit apo nje karrige qe bie ne sy.
Ndricimi ne tavolina do te ishte me i kendshem ne kendet e saj.

Per me shume, shijoni fotot me poshte.

 

Related posts

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading

Join The Discussion