Compare Listings

Një çantë që kushton sa një vilë luksoze në periferi të Tiranës!

Një çantë që kushton sa një vilë luksoze në periferi të Tiranës!

Mund ta besoni dot që një aksesor i tillë si çanta mund të kushtojë shumë më tepër se apartamentet luksoze në kryeqytet sot e në një version luksoz sa një vilë në periferi?

Ju njohim me Hermes Birkin, një çantë që ka bërë histori!

Përtej çmimit besojeni ose jo kjo çantë ka ‘’lindur’’ në qiell! Kjo çantë është krijuar gjatë një udhëtimi me avion nga Parisi në Londër në vitin 1984. Një ndër objektet më të dëshiruara të dekadave të fundit investim i mirëfilltë.

Drejtuesi i kompanisë Hermes Jean-Louis Dumas, ka krijuar këtë aksesor nisur nga nevojat dhe kërkesat e aktores britanike Jane Birkin për një çantë e cila të plotësonte nevojat e saj, tani më si nënë e re. Si një dizajner  revolucionar, skicoi një formë fare ‘’naïve’’ një mbajtëse drejtëkëndeshe dhe të lirshme me hapësirë për bibironin e një fëmije.
Një çantë klasike, Birkin ka një dizajn aq të thjeshtë drejtëkëndor sa shpeshherë nuk mund të imagjinohet që vlen më tepër sesa apartamenti juaj.

Hermès, ka përdorur lëkura të çmuara, të lëmuara dhe delikate duke përfshirë aksesorë metalike, nga kapaku i kthyeshëm deri tek shiritat anësorë. Birkin luan nën shkëlqimin e materialeve dhe ngjyrave të tij me fantazi.  Me Birkin, delikatesa e Parisit tani është brenda cantës tuaj.Numri i përgjithshëm i çantave Birkin që Hermès prodhon çdo vit është një ‘’sekret’’ i ruajtur mirë, por vlerësohet se mund të ketë rreth 200,000 në qarkullim. Për tregun luksoz të rishitjes, çantat Birkin janë një produkt që konsiderohen si investim.

Në vitin 2017, e lakmuara Birkin mori një çmim rekord ankandi në Hong Kong për 2.9 milion dollarë  ose afërsisht 524,896 dollarë. Stili në fjalë ishte një çantë me lëkurë krokodili me ngjyrë të bardhë mat “Himalaja” Hermes Birkin dhe prodhuar në vitin 2014 e cila përmbante detaje  ari 18 karat dhe  pjesë rripash me 205 diamante. Sidoqoftë, çmimi ekstravagant i kësaj cante prej lëkure luksoze nuk është i pazakontë.

 

Në varësi të lëkurës dhe gurëve të veçantë që përdoren, vlera e Birkin mund të rritet në 200,000 dollarë madje edhe më shumë.

 

Në Farfetch, çmimet e çantave të Hermes Birkin variojnë nga $16’700 për një  Birkin 35 cm të vitit 2002 ‘”second hand” dhe për një me çmimin e një Birkin 35 të vitit 2014 arrin në $48,500. Dyqani i dërgesave luksoze, The Real Real, e shet me pakicë çantën Birkin me një çmim fillestar prej afërsisht $9,383  me përjashtim të cantave me lëkurë krokodili që shiten për më shumë se $50,000.

 

Related posts

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading