Compare Listings

A e dini cilat janë ndërtesat me arkitekturën më moderne në botë!

A e dini cilat janë ndërtesat me arkitekturën më moderne në botë!

Me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë po ndërtohen ndërtesa gjithnjë e më të larta dhe format e tyre janë nga më të ndryshmet. Këto ndërtesa jo vetem janë të larta por kanë mahnitur botën me arkitekturën e tyre. Ka shumë ndërtesa unike që me të vërtetë e meritojnë vëmendjen tonë. Më poshte do të gjeni disa prej tyre,

1.Burj Khalifa

Ndërtesa më e gjatë aktualisht në botë ka 160 kate dhe quhet Buri Khalifa dhe ndodhet në Dubai
Kjo ndërtesë ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga një ndërtesë në Kinë, me emrin Canton. Burj Khalifa ka arritur të marrë deri më tani 4 Guinnes për rekorde në parametra të ndryshëm për ndërtesat.

2. Ndërtesa Lotus, Kinë
Duke lulëzuar nga një liqen artificial në qendër të Ëijun, Kinë, është ndërtesa Lotus. Ideja e ndërtimit të kësaj ndërtese ishte krijimi i një atmosfere të mrekullueshme në çfarëdolloj stine apo moti. Ndërtesa është shtëpia e departamenteve të zyrës së planifikimit të qytetit.

 

3. Tempulli Lotus, Indi
Një tjetër ndërtesë në formën e lules lotus është një tempull, i cili quhet si shtëpia e besimit të Bahá’í. Dyert janë gjithmonë të hapura për këdo pavarësisht nga feja, si dhe të nënta hyrjet të çojnë në sallën kryesore të tempullit, gjë që simbolizon unitetin e feve.

4. Porta kapitale, Abu Dhabi
Është një nga ndërtesat më të larta në botë dhe është vlerësuar nga Ëorld Guiness Records si “ndërtesa më e lartë e bërë nga dora e njeriut”. Emri i saj i dytë është Kulla Prirëse.

 

5.Muzeu Guggenheim, Spanjë
Kjo është një nga ndërtesat më spektakolare. Arkitekti Philip e ka quajtur atë si ndërtesa më e madhe e kohës sonë. Muzeu ka ekspozita të përhershme dhe të përkohshme. Një muze më të njëjtin emër gjendet edhe në New York.

 

Related posts

Disa truke për arredimin e ambienteve të shtëpisë!

Po ju tregojmë disa nga truket të cilat arkitektet përdorin për arredimin e brëndshëm të...

Continue reading

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

Je E/I Interesuar Të Blesh, Marrësh Me Qira Pronë? Egli Është Personi I Duhur Për Ty!

Ky është Egli :), Konsulent Imobiliar pranë RE/MAX Koncept 2! Egli ka përfunduar Arsimin e...

Continue reading