Compare Listings

Cila është filozofia e këtij biznesi?

Cila është filozofia e këtij biznesi?


‘’The exiting thing about Real Estate is that you can get rich helping other people to get rich too!’’

Tom Hopkins

Termi pasuri e paluajtshme vjen nga fjala latine rex që do të thotë “mbretërore”,  kjo pasi mbretërit dikur zotëronin të gjithë tokën e vendit nën mbretëritë e tyre. Kushtetuta e Sh.B.A, aty ku nisi dhe u zhvillua kjo industri, fillimisht kufizonte të drejtat e votimit vetëm për pronarët e pasurive të paluajtshme.

Pasuritë e paluajtshme ndikojnë ndjeshëm në ekonominë duke qenë se eshte një nxitës kritik i rritjes ekonomike në rang rajonal. Ndërtimi i objeketeve të reja është një faktor i padiskutueshëm I prodhimit të brendshëm bruto. Pasi përfshihet aspekti i ndërtesave të banimit, njësive komerciale dhe zhvillimit  industriale

Zhvillimin urbanistik një zonë e qytetit e merr pikërisht nga infrastruktura e ndërtimit. Nëse ju kujtoni lagjet tuaja ekzsituese para 20 vitesh, ajo nuk ngjason aspak me atë cka ju rrethon sot. Janë dy alternativa krahasuese për zonën tuaj. Zona ku ju jeni rritur ose ka qënë një lagje ekzistuese e kryeqytetit dhe janë ndërtuar objekte të reja viteve të fundit që rrjedhimisht, ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin  e aspektit social si shërbimet e ofruara, aktivitete  biznesit  të shumta etj. Ose një zhvillim më radikal është ai i krijimit të zonave dhe lagjeve të reja, inekzistetnte më parë. Zona që dikur janë perceptuar si perferi të qytetit, sot janë lagje të reja dinamike, shpesh herë të mbi populluara. Ndërtimet e objekteve të reja, janë limfa e zhvillimit social dhe urbanistik të një zone.

Të dhënat mbi shitjet e apartamenteve në objekte të reja janë një tregues kryesor ekonomik në fushën ë ndërtimit në vend. Statistika thonë se duhen rreth katër muaj për të krijuar një trend cpër apartamentet e reja të shitura.

 

 

Industria zakonisht kategorizon konsulentet në specialistë që përqendrohen në dhenien vleres së shtuar për investimin më të madhe të jetës, në procese specifike.

  1. Agjentët e shitës: ndihmojnë në gjetjen e blerësve përmes shërbimit të listimit. Ata vlerësojnë pronën tuaj, duke përdorur nje analize tregu krahasuese të pronave të shitura kohët e fundit dhe atyre që ende nuk janë finalizuar në transaksione shitjeje. Ata suportojnë në negociatat me blerësin, duke ju ndihmuar të merrni vleren maksimale pronës tuaj në treg.
    Agjentët e blerësve  ofrojnë shërbime të ngjashme për blerësin e pronave. Ata jane njohësit më të mirë të tregut lokal. Kjo do të thotë se ata mund të gjejnë pronën që plotëson kriteret tuaja më të rëndësishme, pronën e endërrave tuaja. Agjentët e blerësve negociojnë për ju, duke treguar arsyet pse shitësi duhet të pranojë kundraofertën tuaj. Ato ndihmojnë në ligjshmërinë e procesit, duke përfshirë kërkimin e titullit, inspektimin dhe financimin.

 

Karakteristikat që përcaktojnë vlerën ekonomike pasurive të paluajtshme:
1. Vendndodhja/Zona
ka disa karakteristika të veçanta ekonomike që ndikojnë në vlerën e saj si një investim. Vendndodhja u referohet zgjedhjeve dhe shijeve të njerëzve në lidhje me një zonë të caktuar, bazuar në faktorë si komoditeti, reputacioni dhe historia. Vendndodhja është një nga karakteristikat më të rëndësishme ekonomike për përcaktimin e cmimit të një prone.
2. Mungesa e ofertes ne zone. Nëse vendndodhja apo zona konsiderohet e rrallë dhe me mungesë pronash, automatikisht cmimi I pronave që ofrohet është më I lartë qoftë për shitje apo qiradhënie.

  1. Rikonstruktimi. Çdo ndryshim I bërë në një apartamenti ose i një objekti ndikon drejtë për drejtë rritjen e vlerës së pronës.
  2. Investimi I apartamentit. Nëse ambienti I brendshëm I një apartamenti investohet më së miri, rrit vlerën në mënyrë të drejtë për drejtë pronës. Nëse bëhen investime në rifinitura në izolimin e jashtëm të fasadës, sistemin elektrik dhe hidraulik të apartamentit, punimet murale (si punimet e gipsit, calce cruda, letrave murale, tavanet e dyert e brendshmet, dritaret dhe izolimi akustik, mobilimi I ri dhe I kendshëm e shumë detaje të tjera.
  3. Objekti ku ndodhet apartamenti. Objekti është një factor I cili ndikon ndjeshëm në përcaktimin e cmimit të apartamentit në treg. Nëse objekti ëhstë I mirëadministruar, me ambiente të përbashkëta sipas kritereve për të ofruar komoditet, ashensor optimal bashkëkohorë, sistem survejimi etj.Të gjitha këto janë investimet parësore që I rrisin vlerën pronës në mënyrë të drejtë për drejtë.
    ‘’When you invest on real estate, you are buying a day that you don’t have to work!’’

Related posts

6 Arsye pse të bëhesh Agjent Imobiliar!

  A jeni gati për pavarësi? Atëhërë kjo është puna për ty! Ne të gjithëve na...

Continue reading

6 mënyra të thjeshta për ti dhënë jetë dhomës tuaj pa bërë ndryshime të mëdha!

Dëshironi ti jepni më shumë jetë dhomës tuaj, por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë?...

Continue reading

‘’5 arsye pse duhet të blini një apartament në fazë ndërtim!’’

Nëse keni kohë që po kërkoni të bëni investimin e duhur për pronën tuaj të jetës, ju...

Continue reading